Papa dhe udhëheqësit fetar, apel OKB-së për zgjidhje konkrete mbi problemin e klimës

Nga Exit News
Papa dhe udhëheqësit fetar, apel OKB-së për zgjidhje konkrete mbi problemin e klimës

Papa Françesku dhe udhëheqës të tjerë fetarë bënë një apel të përbashkët të hënën drejtuar  Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26), e cila do të mbahet muajin e ardhshëm, që të ofrojë zgjidhje konkrete për të shpëtuar planetin nga “një krizë ekologjike e paparë”.

Takimi “Besimi dhe Shkenca: Drejt COP26” mblodhi së bashku udhëheqës të krishterë duke përfshirë Kryepeshkopin e Canterbury-t, Justin Welby dhe Patriarkun Ekumenik Ortodoks, Bartholomeë, si dhe përfaqësues të Islamit, Judaizmit, Hinduizmit, Sikizmit, Budizmit, Konfucianizmit, Taoizmit, Zoroastrianizmit dhe Jainizmit.

“COP26 në Glasgow përfaqëson një thirrje urgjente për të dhënë përgjigje efektive ndaj krizës ekologjike të paparë dhe krizës së vlerave që ne po përjetojmë aktualisht, dhe në këtë mënyrë për t’u ofruar shpresë konkrete brezave të ardhshëm,” citohet Papa në një raportim të Reuters.

“Ne duam ta shoqërojmë atë me angazhimin tonë dhe afërsinë tonë shpirtërore,” tha ai në një fjalim që u dha pjesëmarrësve në vend që ta lexonin, në mënyrë që t’u jepet liderëve të tjerë më shumë kohë për të folur.

Apeli i përbashkët i udhëheqësve fetarë, i cili e përshkroi ndryshimin e klimës si një “kërcënim të madh”, iu dorëzua Ministrit të Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe atij britanik, Alok Sharma, president i COP26 në Glasgow.

“Kriza klimatike është e madhe dhe është e krijuar nga ne,” u shpreh Sharma.

Ndërkohë, udhëheqës shpirtëror i anglikanëve në botë, Welby tha se “i kemi shpallur luftë krijimit në 100 vitet e fundit”.

Apeli u bën thirrje të gjitha qeverive që të miratojnë plane për të ndihmuar në kufizimin e rritjes së temperaturës mesatare globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale dhe për të arritur emetimet neto zero të karbonit sa më shpejt të jetë e mundur.

Vendet më të pasura duhet të zotohen të parat për zvogëlimin e emetimeve të tyre dhe financimin e politikave të njëjta për vendet më të varfra, sipas deklaratës së përbashkët të liderave shpirtëror.

papa Francesku ka mbështetur vazhdimisht marrëveshjen e Klimës së Parisit për avogëimin e ngrohjes globale dhe javën e kaluar u tha të rinjve se ishin shpresa e fundit për të shpëtuar planetin.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>