Papa Françesku takoi të shtunën doktorë, infermierë, përfaqësues të shoqatave vullnetare dhe presidentin e rajonit të Lombardisë, për t’i falenderuar për punën e tyre gjatë krizës së koronavirusit.
“Të dashur mjekë dhe infermierë bota mundi të shihte se sa shumë mirë keni bërë në një situatë të provës së madhe. Edhe pse të mbaruar vazhduat punën tuaj me profesionalizëm dhe me dedikim. Dhe kjo prodhon shpresë”, shkroi në twitter Papa Francesco.
Ndërsa delegacionit të drejtuar nga presidenti i rajonit, Papa Francesco ju drejtua me fjalët:
“Jeni një nga shtyllat e rëndësishme të të gjithë vendit. Ju të pranishmëve dhe të gjithë kolegëve tuaj në të gjithë Italinë i falenderojë siqenrisht dhe i respektojë. Tani ka ardhur koha që energjinë pozitive ta kthejnë në thesar dhe ta investojnë. Mos harro. Është një pasuri”.
Italia, me rreth 35 mijë të vdekur është vendi i katër në botë për numrin e viktimave. Epiqendra e virusit në Itali ishte në rajonin e Lombardisë.