
Papa Francesco publikoi në mesditën e të shtunës, në Twitter një mesazh me të cilin i fton të gjithë të lënë menjanë varësitë fizike, si droga, paraja, karriera dhe t’i drejtohen dashurisë së zotit.
“Nëse kërkon të gjesh kuptimin e jetës tënde, dhe duke mos e gjetur, e ke lënë veten në dorë të “surrogatëve të dashurisë” si pasuria, karriera, argëtimet, ose varësi të caktuara, lërë veten në kujdesin e Jezusit dhe do kuptosh se ke qënë gjithmonë i rrethuar me dashuri”, shkruan Papa Francesco në Twitter.