Papa Francesku do të marr pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike

Papa Francesku do të marr pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike

Papa Françesku do të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Glasgoë në nëntor.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga Peshkopët e Kishës Katolike Romake të Skocisë me anë të një deklarate në faqen e tyre të internetit.

Pjesëmarrja, mesa duket do të kushtëzohet nga shëndeti i Papës, i cili sapo iu nënshtrua një operacioni për një problem të zorrës së trashë në një spital në Romë. Ai pritet të rifillojë aktivitetin normal në muajin gusht.

Peshkopët skocezë, janë cituar nga Reuters duke thënë se papa “do të jetë në Skoci për një kohë shumë të shkurtër, shumica e të cilave do të shpenzohen duke marrë pjesë në Konferencën COP26”.

Konferencës në Glasgow do t’i paraprijë, në tetor, një mbledhje e madhe e udhëheqësve fetarë dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota, në Vatikan. Ata pritet të diskutojnë dhe mbajnë një qëndrim të përbashkët për politikat që do të rekomandohen, për problemet e lidhura me ndryshimet klimatike.

Vatikani ende nuk e ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e Papës në Konferencës e nëntorit dhe aktualisht, ka lajmëruar vetëm udhëtimet në Sllovaki dhe Budapest, në mes të shtatorit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>