Papa Françesku kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale

Nga Exit News
Papa Françesku kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale

Papa Françesku ka kaluar me sukses operacionin për të trajtuar një problem të zorrës së trashë në një spital në Romë, thotë Vatikani.

Papa është “në gjendje të mirë përgjithësisht, vigjilent dhe merr frymë vetë”, njoftoi zëdhënësi i Vatikantit dhe shtoi se operacioni zgjati tre orë.

Kjo ishte hera e parë që Françesku shtrohej në spital që nga zgjedhja e tij si Papë në 2013.

Para shtrimit në spital Françesku mbajti referatën e përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa 84-vjeçar do të qëndrojë një javë në spital përpara se të kthehet në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>