Papa Françesku refuzon dorëheqjen e kryepeshkopit të Mynihut

Nga Exit News
Papa Françesku refuzon dorëheqjen e kryepeshkopit të Mynihut

Papa Françesku ka refuzuar të pranojë dorëheqjen e kryepeshkopit të Mynihut për keqmenaxhimin që i është bërë nga Kisha rasteve të abuzimeve seksuale.

Kardinali gjerman Reinhard Marx dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak të “dështimit” të Kishës Katolike Gjermane për t’u marrë me “katastrofën e abuzimeve seksuale”.

Kryepeshkopi shprehej në letrën e dërguar Papa Françeskut se Kisha Katolike po përballej me një “rrugë pa krye” por shpresonte që shkarkimi i tij të ishte një “pikë kthese”.

Megjithatë Vatikani refuzoi dorëheqjen e tij të enjten dhe tha se Kardinali Marx duhet të qëndrojë si Kryepeshkop i Mynihut dhe Freising.

Papa Françesku falënderoi Marx “për guximin e tij”, por refuzoi ta lirojë atë nga detyrat e tij, duke deklaruar se një reformë ishte e nevojshme dhe se çdo peshkop duhet të marrë përgjegjësi për krizën.

“Pajtohem me ju që kemi të bëjmë me një katastrofë: historia e trishtë e abuzimeve seksuale dhe mënyra sesi Kisha i ka trajtuar ato deri vonë,” thuhet në përgjigjen e Papa Françeskut.

“Kjo është pikërisht përgjigjja ime, i dashur vëlla. Vazhdoni siç sugjeroni, por si Kryepeshkop i Mynihut dhe i Frizingut.”, shton kreu i Vatikanit.

Dorëheqja e Marx javën e shkuar shkaktoi tronditje në të gjithë Kishën Katolike.

Para një jave Papa Francesku dëgoi në Këln dy kardinalë për të shqyrtuar mënyrën se si u hetuan akuzat për abuzime seksuale nga Kisha në Gjermani.

Më 2018, në një studim të kryer nga vetë kisha, është gjetur që më shumë se 3,600 fëmijë në Gjermani janë sulmuar seksualisht nga priftërinjtë katolikë në periudhën 1946-2014.

Vetëm 38 për qind e të dyshuarve për kryerje të këtyre veprave janë gjykuar, dhe shumica janë përballur me procedura të vogla disiplinore.

Rreth një në gjashtë raste ka përfshirë dhunimin. Shumica e viktimave kanë qenë djem dhe më shumë se gjysma kanë qenë të moshës 13-vjeçare apo më të rinj.

Një raport gjeti rreth 300 raste të abuzimit të të miturve nën 14 vjeç mes viteve 1975 dhe 2018, në të cilin dyshohen të përfshirë rreth 200 persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>