Papa Françesku i bëri thirrje të gjithëve liderve botërorë të dërgojnë vaksinat tek popujt që kanë nevojë.
Gjatë meshës së Krishlindjeve, Papa u shpreh se në këtë kohë duhet të rritet bashkëpunimi mes kombeve.
“Feja ime është mëshirë, dhimbje, mirënjohje për të gjithë njerëzit, ndonëse ata nuk janë familja ime, por gjithashtu duhet të ndihmojmë të gjithë ata që kanë vuajtur dhe po vuajnë për shkak të krizës ekonomike. I lutem të gjithë liderët politikë, organizatave ndërkombëtare për të promovuar bashkëpunimin dhe jo konkurrencën, që të gjejnë një zgjidhje për të gjithë, vaksina për të gjithë, sidomos për ata më në nevojë, të të gjitha feve të botës, në radhë të parë më nevojtarët.”
Mesha e Krishlindjeve po mbahet online për shkak të pandemisë së Covid-19.