Papa Françesku ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit po thekson pabarazitë mes të varfërve dhe të pasurve, si dhe bëri thirrje për akses universal ndaj vaksinës për koronavirusin.
Papa tha gjatë fjalimit të tij të së mërkurës se do të ishte e trishtë nëse për vaksinën ndaj Covid–19 do t’i jepej përparësi të pasurve.
“Do të ishte e trishtë nëse vaksina do të bëhej pronë e ndonjë kombi dhe jo universale, e për të gjithë.”, tha Papa Françesku.
Kompanitë farmaceutike janë në garë për të qënë të parat që krijojnë një vaksinë kundër pandemisë, që ka shkaktuar mbi 782,000 viktima në rang global derimë tani.