Papa Françesku u kërkon FMN dhe Bankës Botërore të falin borxhet për vendet e varfëra

Nga Exit News
Papa Françesku u kërkon FMN dhe Bankës Botërore të falin borxhet për vendet e varfëra

Papa Françesku u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare financiare të falin borxhet e vendeve të varfra, të goditura nga pandemia, bëri të ditur Vatikani.

Në një letër drejtuar FMN dhe Bankës Botërore, në kuadër të takimit vjetor në pranverë, Papa tha se pandemia kishte detyruar botën të pajtohej me krizat e ndërlidhura socio-ekonomike, ekologjike dhe politike.

Po ashtu ai kërkoi që këtyre vendeve t’u jepet një peshë më e madhe në vendimmarrjen globale.

Nocioni i rimëkëmbjes nuk mund të jetë i kënaqur me kthimin në një model të pabarabartë dhe të paqëndrueshëm të jetës ekonomike dhe shoqërore, ku një pakicë e vogël e popullsisë së botës zotëron gjysmën e pasurisë së saj“, shkruan Papa në letrën e datës 4 Prill.

Papa u bëri thirrje krerëve të qeverive, bizneseve dhe organizatave ndërkombëtare “të punojnë së bashku për të siguruar vaksina për të gjithë, veçanërisht për më të prekshmit dhe nevojtarët“.

Ai theksoi se ishte e nevojshme luftimi i shkaqeve strukturore të varfërisë, pabarazisë, mungesës së punës, tokës dhe strehimit, mohimit të të drejtave sociale dhe punës etj.

Solidariteti, i kuptuar në kuptimin e tij më të thellë, është një mënyrë për të bërë histori,” shkruan Papa Francesku.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>