Papërgjegjëshmëri totale: Qeveria tenderon 7 milionë euro tendera për rindërtime sheshesh

Nga Exit News
Papërgjegjëshmëri totale: Qeveria tenderon 7 milionë euro tendera për rindërtime sheshesh rama 1

Më 27 mars, qeveria Rama ka hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për “rehabilitimi urban” të Burrelit, Kamzës, Kavajës dhe Fierit.

Ky vendim është i papërgjegjëshëm në kushtet kur qeveria ka deklaruar se nuk ka para për të paguar rrogat e njerëzve që kanë humbur punën nga kriza e pandemisë. Këtë vendim e bënë edhe më të papërgjegjëshëm fakti se nuk dihet se sa gjatë do të vazhdojë kriza.

Të gjitha këto investime janë të panevojshme dhe të bënë të mendosh që janë shpërblime klienteliste më shumë se sa investime për interesin publik.

Partia Demokratike, e cila e denoncoi këtë veprim përmes Enkelejd Alibeaj i bëri thirrje qeverisë të anulloj këto tendera:

“Shqipëria nuk e ka luksin të paguajë 7 milionë euro me një dorë, për të hedhur beton nëpër qytete. Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anullojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e biznesve të mbyllura”.

 

1 koment

  1. Altjer xhaferi 29 Mars, 2020 në 12:16 pm

    Ku jane sufllaqe moterqirat te komentojne kundra portaleve qe ju nxjerrin makuterine dhe hajduterjne me drite ketyre armjqeve te kombit me emrin “Rilindje”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme