Papunësia në Shqipëri ishte në rënie përpara krizës së koronavirusit

Nga Patris Pustina
Papunësia në Shqipëri ishte në rënie përpara krizës së koronavirusit

Niveli i papunësisë në vend ka arritur në 11,4 për qind për tre mujorin e parë të 2020. Kjo do të thotë se 61,4 për qind e popullsisë së moshës 15-64 vjeç ishte në punë gjatë kësaj periudhe.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, niveli i papunësisë u rrit me 0,7 përqind, ndërsa në krahasim me tre mujorin e fundit të 2019, papunësia u rrit me 0,2 për qind.

Niveli i papunësisë tek meshkujt ishte 11,0 për qind, ndërsa tek femrat ishte 11,9 për qind. Në krahasim me të njëjtë periudhë të 2019, papunësia ra me 1,2 për qind për meshkujt, ndërsa për femrat nuk ndryshoi.

Papunësia tek të rinjtë mosha 15-30 vjeç ra me 2,2 për qind, por në përgjithësi mbeti e lartë me 20 për qind.

27,2 për qind e forcës punëtore, mosha 15 deri në 64 vjeç u klasifikuan si ekonomikisht joaktiv. 18,5 për qind e tyre, shumica gra, qendrojnë në shtëpi; ndërsa 11,7 për qind janë në pension; dhe 11,5 për qind janë të paaftë për punë.

11 për qind thanë se nuk po kërkonin punë sepse mendonin se nuk do të gjenin, dhe klasifikohen si punonjes të çkurajuar.

Ndërsa, 71,2 për qind e të rinjve aktivë për punë janë studentë.

Me futjen e vendit në karantinë dhe mbylljen e ekonomisë në mes të marsit si shkak i koronavirusit, gjatë tremujorit të dytë të 2020 shifrat e papunësisë priten të rriten. Gjatë muajit prill, të paktën 60 minë shqiptarë humbën vendet e punës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>