Paqëndrueshmëria fiskale, Rama: Ndryshimi i taksave ka sjellë investime

Nga Exit News
Paqëndrueshmëria fiskale, Rama: Ndryshimi i taksave ka sjellë investime

Në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ku flitet për rreziqet e krizës, një nga problemet kryesore që ngrihet është paqëndrueshmëria fiskale.

Ndryshimi i taksave ndikon drejtpërdrejtë në klimën e biznsit, megjithatë, sipas kryeministrit Rama ato kanë krijuar iniciativa duke sjellë investitorë të huaj.

Në një intervistë në emisionin “Me Pak Fjalë”, kryeministri Rama tha se heqja e taksave për biznesin e vogël, ulja e tvsh-së për hoteleri-turizmin dhe sektorin e IT-së ka sjellë invesitime të reja.

“Heqja e taksave për 10 vjet dhe ulja e tvsh-së në 6% për investimet në hoteleri turizëm ka sjellë innvestitorë. Kemi ulur TVSH për sektorin IT dhe kjo ka sjellë rritje të investimeve në sektorin IT” tha Rama.

Pas ardhjes në pushtet, qeveria Rama uli fashën e aplikimit të TVSH-së në 2 milionë lekë për bizneset.

Kjo lëvizje u justifikua me nevojën e rritjes së formalitetit. Vitin e fundit, qeveria vendosi të heq tatimin mbi fitimin dhe TVSH-në për bizneset që bëjnë xhiro nën 10 milionë lekë dhe ka hequr tatimin për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë.

Por këto ndryshime nuk kanë sjellë ndryshim të të ardhurave që ka marrë shteti nga taksat.

Sipas raportit të FMN-sëi cili i referohet edhe të dhënave nga Banka Botërore, raporti mes të ardhurave nga taksat dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri në vitin 2013 ishte rreth 17% ndërsa në vitin 2019 ishte 19%.

Kjo tregon se të gjitha këto politika nuk kanë sjellë më shumë të ardhura nga sistemi i mëparshëm.

Grafikun që paraqet këto të dhënat, kryeministri Rama e quajti “jo korrekt” pasi sipas tij të ardhurat janë rritur.

“Ne i kemi rritur të ardhurat në raport me prodhimin e përgjithshëm në 27% nga 22-23 që ishim”, deklaroi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>