Paralajmërim dramatik i Merkelit: 58 milionë gjermanë mund të infektohen nga koronavirus

Nga Exit News
Paralajmërim dramatik i Merkelit: 58 milionë gjermanë mund të infektohen nga koronavirus

Kancelarja gjermane ka dhënë një parashikim të zymtë të përhapjes së koronavirusit në Gjermani, duke pohuar se deri në 60-70% e popullisë mund të preket nga virusi, pra afërsisht 50-58 milionë gjermanë.

Gazeta gjermane Bild raporton se Merkel e bëri këtë prognozë gjatë një mbledhje të mbyllur me grupin parlamentar të partisë së saj.

Gjermania ka deri tani rreth 1 460 të infektuar me koronavirus, nga të cilët dy persona kanë humbur jetën.

Gjermania i ka ndaluar të gjitha grumbullimet me mbi 10 persona, por Merkel ka paralajmëruar se masa të tjeëra drastike do të merren për të shmangur kontaktin, përfshi ndërprerjen e mudnshme të punimeve të Bundestagut.

Në një moment domethënë të publikuar gjerësisht në mediat europiane, Ministri i Brendshëm Horst Seehofer refuzoi të shtërngojë duart me Kancelaren Merkel gjatë një mbledhje qeverie të martën paradite.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>