Kryprokurori Llalla deklaron se mund të dalim emra të tjerë deputetësh me rekorde kriminale të cilët rrezikojnë mandatin. Pa dhënë emra, ai u shpreh se, ka një numër të madh denoncimesh ndaj zyrtarëve për të cilët ka nisur hetimi në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Llalla theksoi se emrat do të bëhen publik vetëm pasi të kenë përfunduar hetimet.
Kujtojmë që Prokuroria deri më tani po heton 6 deputetë dhe 3 kryetarë bashkish.
Nga qyteti i Fierit Llalla foli dhe për shqetësimin e banorëve të Zharrëzës, të cilëve u janë dëmtuar banesat nga punimet që kryen kompania e naftës “Bankers Petroleum”. Ai theksoi se shumë shpejt do të nisin hetimet për këtë problematikë. Që prej tre javësh disa banorë janë futur në grevë urie pas indiferencës së shtetit për tu dhënë ndihmë.