Banka Botërore, ekonomia më keq nga sa pritej

Banka Botërore, ekonomia më keq nga sa pritej

Institucionet kryesore ndërkombëtare hedhin poshtë vlerësimet e qeverisë në lidhje me zhvillimin e ekonomisë.

Të gjitha këto institucione kanë përqafuar vlerësimin e FMN-së se rritja ekonomike e vendit në 2015 ka qenë 2,6 për qind dhe jo 2,75 për qind sa deklaron qeveria.

Diferencat mes qeverisë dhe këtyre institucioneve janë edhe më të mëdha në lidhje me parashikimet për të ardhmen. Banka Botërore para pak ditësh, në raportin e saj Global Economic Prospects e uli parashikimin për vitin 2016 nga 3,4 në 3,2 për qind dhe parashimin për vitin 2017 nga 4 për qind në 3,5 për qind. Këtë ulje pritet të reflektojë edhe FMN-ja në ditët e ardhshme. 

Tabela e mëposhtme përmbledh vlerësimet dhe parashikimet e qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare për ecurinë ekonomike të vendit.

 Screenshot 2016-06-10 11.48.29

Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është se parashikimet e FMN-së pohojnë se ekonomia shqiptare mund të ndeshet me rreziqe serioze, në vitet e ardhshme, dhe se ka gjasa që, në praktikë, rritja ekonomike të jetë më e ulët edhe se parashikimet e FMN-së. Sipas FMN-së, të gjithë faktorët e pritshëm që mund të ndikojnë ekonominë do ta ndikojnë atë negativisht, nëse do të rezultojnë me ndikim në praktikë.

Ndër rreziqet kryesore që FMN ngre në mënyrë të vazhdueshme janë efektet negative në të ardhurat publike të partneriteteve publike private, për të cilat qeveria po kritikohet ashpër prej shumë muajsh nga FMN-ja, pasi i ka ndërmarrë ato pa asnjë analizë dhe vlerësim serioz të nevojës dhe ndikimit të tyre në ekonomi dhe të ardhurat publike. Situata e borxhit është tjetër rrezik i cili, sipas FMN-së, mund të ndikojë, gjithashtu negativisht, në rritjen e ekonomike të vendit.

Në raportin e djeshëm për Shqipërinë, FMN pohon se reformat e qeverisë në disa drejtime kreysore për përmirësimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë nuk kanë dhënë rezultate, në mënyrë të veçantë, reformat në lidhje me të drejtat e pronësisë, zgjidhjen e kredive të këqija dhe përmirësimin e qeverisjes.

Duhet theksuar se për një vend me ekonomi në zhvillim si Shqipëria rritja ekonomike nën 5 përqind konsiderohet gjerësisht si e pakënaqshme për qëllimet e afrimit ekonomik dhe të mirëqenies me vendet më të zhvilluara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>