Çdo person mbi 11 vjeç në Paris duhet të mbajë maskë dhe në hapësirat e hapura të qytetit, ku mund të ketë grumbullime njerëzish.
Vendimi u mor pasi në ditët e ngrohta të gushtit, grupe të mëdha qytetarësh janë parë në vende publike të tilla si parqe apo përgjatë lumit Sena. Megjithëse në vende të hapura, përqëndrimi i madh i njerëzve e bënte të pamundur ruajtjen e distancave mes qytetarëve.
Vendimi u përshëndet dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit , drejtori i së cilës theksoi se masat “e forta dhe e sakta” të marra nga vende të tilla si Franca ishin “thelbësore” për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Maska janë gjithashtu të detyrueshme në gjithë ambientet e mbyllura si në transportin publik, banka dhe në dyqane.