Për të shmangur vëmendjen e njerëzve, hedhja e betonit në Parkun e Liqenit po bëhet gjatë natës.
Sot është nata e tretë rrjesht kur në Park hidhet beton për ndërtimin e platformave të betonit që do jenë pjesë e këndit të lojrave. Sot janë tre makina betoni që po punojnë me intensitet.
Videot e mëposhtme janë xhiruar sot rreth orës 22:00, ndërsa një betoniere po hynte në kantjer. Disa nga të rinjtë protestues janë përpjekur të bllokojnë hyrjen e betonieres, por ata janë larguar nga punonjësit.