Ligjvënësit britanik vendosën dje të shtyjnë votimin pro ose kundër marrëveshjes për Brexit, të arritur më 18 tetor mes Kryeministrit britanik Boris Johnson dhe BE-së.
322 deputetë miratuan propozimin e kryetarit të Partisë Konservatore Oliver Letwin, i cili e detyron Kryeministrin të mos miratojë largimin e Britanisë nga BE, derisa deputetët ta kenë shqyrtuar në mënyrë rigoroze dhe të miratojnë të gjitha ndryshimet ligjore për një dalje të rregulltë.
Kryeministri Johnson pas përfundimit të seancës parlamentare i kërkoi BE-së shtyrjen e afatit të daljes së Britanisë pas 31 tetorit. Sipas ligjit të miratuar muajin e kaluar, nëse marrëveshja nuk do të pranohej më 19 tetor, deri në orën 11 të darkës, atëherë Johnson duhet t’i kërkojë BE-së një shtyrje prej 3 muajsh.
Gjatë seancës plenare, jashtë parlamentit britanik u mblodhën më shumë se një milionë protestues, të cilët kërkuan një referendum të dytë.
Kjo është hera e parë në 37 vjet, kur Argjentina pushtoi ishujt Falkland, që parlamenti britanik mblidhet ditën e shtunë.