Parlamenti britanik voton pro marrëveshjes post Brexit

Nga Exit News
Parlamenti britanik voton pro marrëveshjes post Brexit

Ligjvënësit britanik votuan të mërkurën me 521 vota pro marrëveshjen post Brexit të arritur mes Britanisë dhe Bashkimit Europian.

Marrëveshja post- Brexit u nënshkrua të mërkurën nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Përfaqësuesit në Dhomën e Komuneve votuan me 521 vota pro dhe 73 kundër.

Marrëveshja tani do të drejtohet në Dhomën e Lordëve të cilët gjithashtu duhet ta votojnë atë.

Pas miratimit në Dhomën e Lordëve, marrëveshja i kalon Mbretëreshës, e cila do të duhet të nënshkruajë marrëveshjen gjithashtu një fazë e njohur si Royal Assent.

Marrëveshja e arritur mes Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar do të rregullojë mënyrën se si do të funksionojë tregtia mes tyre nga 1 janari 2021.

Marrëveshja do të thotë se:

Asnjë tarifë nuk do të aplikohet për mallrat e njëri-tjetrit kur ato kalojnë kufijtë e njëri-tjetrit;

Nuk do të ketë kufizime në sasinë e gjërave që mund të tregtohen mes njëri-tjetrit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se marrëveshja mbulon përafërsisht tregti me vlerë 668 miliardë pound në 2019.

Për të lexuar më tepër për këtë marrëveshje kliko këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>