Parlamenti Europian ka shprehur shqetësimin për ligjin e ri të medias si dhe lirinë e shprehjes në vend.
Projekt-raporti për Shqipërinë i europarlamentares socialiste Isabele Santo, dënon dhunën ndaj gazetarëve, si dhe bën thirrje për të garantuar gazetarinë e lirë dhe cilësore.
“Shpreh shqetësimim e thellë për mekanizmat e propozuar tek dratfligji i medias dhe mirëpret zotimim për të miratuar ndryshimet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Thekson me shqetësim mungesën e progresit të lirisë së shprehjes dhe të pengesave për funksionimin e duhur të medias të pavarur.
Dënon dhunën, intimidimin, fushatat e njollosjes dhe presionik tërthorazi politik e ekonomik kundër gazetarëve, që kufizon lirinë e medias, shkakton vetcensurim dhe cenon përpjekjet për zbulimin e korrupsiomit dhe krimit të organizuar dhe bën thirrje për rëndësinë e garantimit të gazetarisë cilësore dhe shkrimit mediatik për funksionimin e demokracisë dhe për të sulmuar keqinformimim.”
Gjithashtu projekt raporti ka kërkuar një financim dhe mbështetje për shoqërinë civile si një faktor kryesor në demokracinë e vendit. Raporti thekson nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile në vendimarrje përmes konsultimit.