Parlamenti Europian refuzon të bashkëpunojë me studimin e Transparencës Ndërkombëtare

Nga Exit News
Parlamenti Europian refuzon të bashkëpunojë me studimin e Transparencës Ndërkombëtare

Transparency International (TI) ka gjetur disa mangësi  mbi transparencën dhe llogaridhënien në Parlamentin Europian.

Raporti “One rule for them, one rule for us” ofron një rishikim të thelluar të transparencës së Parlamentit për sa i përket proceseve të tij administrative dhe legjislative.

Po ashtu raporti tregon edhe për lobimin, rregullat e integritetit, konfliktet e interesave të qeverisë dhe rregullat e brendshme të sinjalizimit.

Ai siguron një vazhdim të studimit të fundit, i cili u krye në vitin 2014 dhe përbëhet nga tre pjesë; Komisioni Evropian, Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian.

TI raportoi se Parlamenti nuk bashkëpunoi me ekipin e tyre kërkimor dhe refuzoi të jepte intervista. Kjo është hera e dytë që ata nuk pranojnë të bashkëpunojnë me studimin.

Presidenti dërgoi të njëjtën letër në të dyja rastet, duke thënë se nuk kishte nevojë për të bashkëpunuar pasi PE është “jashtëzakonisht transparente”.

TI tha se kjo është një shenjë e një problemi më të madh, ku ekziston një mungesë e përgjegjësisë nga organet qendrore të vendimmarrjes administrative të Parlamentit.

Gjetjet kryesoret të studimit përfshijnë një mungesë totale transparence rreth shtesave dhe përfitimeve. Asnjë dokument nuk është botuar për këtë çështje dhe auditimet nuk janë kërkuar.

Për më tepër, takimet e lobimit nuk publikohen ose përfshihen në Regjistrin e Transparencës së BE-së.

Për sa i përket vendeve të punës nga anëtarët e Parlamentit Evropian dhe stafit, TI zbuloi se përshkrimet e tyre ishin shumë të përgjithshme.

Për më tepër, këto aktivitete gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme.

Ata vërejnë me shqetësim se zbulimi i konfliktit të interesave nuk çon në heqjen e eurodeputetëve nga një sektor, pavarësisht presionit nga gazetarët dhe shoqëria civile.

Eurodeputetët duhet t’i nënshtrohen një kontrolli specifik të konfliktit të interesit përpara se të emërohen në një dosje të veçantë legjislative.

Një çështje tjetër shqetësuese ishte ajo e sanksioneve. TI zbuloi se sanksionet për shkelje të rregullave të procedurës ose kodeve të sjelljes ishin të rralla dhe zakonisht ishin të kufizuara në keqpërdorimin e shtesave.

Rreziqet e tjera përfshijnë mungesën e kontrolleve sistematike të deklaratave financiare, përmirësimin e mbrojtjes së sinjalizuesve, si dhe rritjen e sanksioneve dhe hetimeve.

Mangësitë e identifikuara në kornizën e integritetit për eurodeputetët paraqesin një rrezik domethënës. Sjellja e gabuar e individëve çon në skandale që do të ndikojnë negativisht në besimin e qytetarëve në institucion, si dhe në BE në tërësi.

TI vuri në dukje se “Për të përmbushur misionin e saj si përfaqësues i drejtpërdrejtë i zgjedhur i qytetarëve, PE duhet ta mbajë veten në një standard më të lartë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për rolin e saj në mbajtjen e përgjegjësisë nga institucionet e tjera të BE-së dhe mbrojtjen e legjitimitetit demokratik të Bashkimit. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>