
Parlamenti Europian votoi sot kundër dy kandidaturave për eurokomisionerë, hungarezit László Trócsány dhe rumunes Rovana Plumb, për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë.
Vendimi u mor nga Komisioni për Çështjet Ligjore në Parlamentin Europian. Komisioni votoi me 15 vota kundër, gjashtë pro dhe dy abstenim për kandidaturën e Rovana Plumbit, kandidate për Komsionere e Transportit.
Gjatë vlerësimit të Zonjës Plumb, komisioni gjeti dy kredi me vlerë rreth 1 milionë euro, të cilat nuk ishin deklaruar në deklaratën e pasurisë dorëzuar në komision.
Për hungarezin László Trócsány, kandidat për Komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, komisioni votoi me 11 vota kundër, 9 pro dhe dy abstenime. Komisioni gjeti pasaktësi në deklaratat e pasurisë së hungarezit dhe arriti në përfundimin se nuk ‘ka qartësi të mjaftueshme për konfliktet e tij të mundshme të interesit’.
Zëvendës Presidenti i Komisionit deklaroi se vetëm këto dy kandidatura u kundërshtuan, ndërsa 24 kandidatët të tjerë u kualifikuan dhe do të ballafaqohen me seancat dëgjimore konfirmuese.
Marrja e aprovimit nga Komisioni i Ligjeve është kusht për të vazhduar me procedurën e mëtejshme deri në emërimin e komisonerëve të rinj.
Listën e plotë të kandidaturave për komionerë të Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Leyen e gjeni këtu.