Parlamenti Evropian, afat deri të dielën për marrëveshjen pas Brexit

Nga Exit News
Parlamenti Evropian, afat deri të dielën për marrëveshjen pas Brexit

Michael Barnier, kryenegociatori i BE-së për Brexit-in deklaroi para eurodeputetëve se arritja e një marrëveshje tregtie dhe sigurie BE-Mbretëri e Bashkuar brenda kësaj jave është “e vështirë, por e mundshme”.

Gjatë një konferencë me udhëheqësit e grupeve politike të PE-së, Barnier tha se ishte kundër caktimit të një afati që nuk mund të arrihej. Deklarata e tij ishte përgjigje ndaj kërkesës së Manfred Weberit, kreu i partisë së Popullit Evropian të qendrës së djathtë, i cili tha se e premtja duhet të ishte data përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje.

Barnier tha se ai mund t’ia transmetonte kërkesën e Weberit negociatorëve anglezë, por tha se që shtyrja e afatit deri në fund të fundjavës do të ishte më e mençur, duke pasur parasysh vështirësitë e mbetura në bisedimet rreth hyrjes së BE në ujërat britanike të peshkimit.

Të dy palët po kërkojnë një marrëveshje për të rregulluar marrëdhëniet e tyre tregtare sapo periudha e tranzicionit e Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit të përfundojë, në janar 2021.

Të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës pas Brexit dhe mënyra se si do të zbatohej çdo marrëveshje mbeten fushat kryesore të mosmarrëveshjeve mes Mbretësisë së Bashkuar BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>