Parlamenti Evropian pyetje Mogherinit për vilën luksoze të Vlahutin

Parlamenti Evropian pyetje Mogherinit për vilën luksoze të Vlahutin

Kryetarja e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Evropian Ingeborg Grässle i ka drejtuar Frederica Mogherinit pyetje për blerjen e vilës nga ambasadorja Vlahutin në Tiranë.

Eurodeputja e Partive Popullore Demokratike Grässle ka pyetur Shefen e Shërbimit të Jashtëm për procedurat e ndjekura gjatë blerjes së vilës luksose prej 1,65 milionë euro në rezidencën Rolling Hills.

Pyetjet e Zonjës Grässle për blerjen e vilës ishin:

  • A e konfirmon Komisioni blerjen e vilës prej 1,65 milionë euro?
  • Nëse po, cila ishte arsyeja për atë cmim për m2 meqënëse cmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000-2000 euro për metër katrorë?
  • Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qera?
  • A është nisur një procedure prokurimi publik?
  • Sa oferta janë marrë?
  • A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?
  • Kush i drejtoi këto negociata?
  • A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?

Po ashtu, eurodeputetja Grässle e pyet Zonjën Mogherini për punësimet e ambasadores Vlahutin në delegacionin e BE-së në Tiranë dhe për akuzat për korrupsion të zyrtarëve të lartë të delegacionit.

  • A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?
  • A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?
  • Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?
  • A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?
LEXO  Komisioneri për Zgjerim Varhelyi përgëzon Serbinë për fushatën e vaksinimit

Pak ditë më parë, Exit.al i ka drejtuar Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së, disa pyetje mbi rregullsinë e zbatimit të procedurave dhe çmimit të blerjes për rezidencën e Ambasadores Romana Vlahutin.

Pyetjes mbi çmimin e lartë të paguar nga BE për rezidencën e Ambasadores Vlahutin, 1,64 milionë euro ose më saktë 4,700 mijë euro për metër katrorë, Kocijancic u përgjigj se:

Vendimi për të zgjedhur rezidencën e kreut të Delegacionit ishte përfundimi i një analize të përgjithshme, duke përfshirë studimin e tregut dhe vlerësimin e një eksperti të pavarur. Duke marrë parasysh çdo gjë, ne presim rritjen e kursimeve vjetore në krahasim me marrëveshjen e qerasë së viti të kaluar.

Vendimi i delegacionit të BE-së në Tiranë për blerjen e një vile luksoze prej 1,65 milionë euro ka shkaktuar debat jo vetëm në Shqipëri, por dhe në mediat evropiane.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>