Parlamenti grek miraton në 11 janar dekretin për zgjerimin e detit

Parlamenti grek miraton në 11 janar dekretin për zgjerimin e detit

Parlamenti grek pritet të miratojë në seancën e tij të parë, në 11 janar, dekretin e miratuar nga Këshilli i Shtetit grek për zgjerimin e ujërave territorial në detin Jon me 12 milje.

Media greke shkruan se zgjerimi do të jetë nga pika më veriore e Rajonit të Ishujve Jon në Kepin Tainaro.

Po ashtu, media në Greqi shkruajnë se ky dekret shërben si sinjal për Turqinë.

“Miratimi i shpejtë i ligjit mbi shtrirjen e ujërave territoriale vjen gjithashtu në një kohë kur ka një debat të gjerë nëse dhe kur do të rinisin kontaktet kërkimore midis Athinës dhe Ankarasë.

Pala greke ka deklaruar gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në këto bisedime – të cilat nuk përbëjnë një negociatë zyrtare – të cilat janë ndalur në vitin 2016, por Ankaraja duket se po pengon bisedimet. Kohët e fundit, është shfaqur një mprehje e re e retorikës nga zyrtarët e qeverisë turke dhe që nga ky shkrim, nuk është caktuar asnjë datë për rinisjen e bisedimeve eksploruese,” shkruan gazeta greke ‘To vima’.

Në 25 dhjetor, Këshilli i Shtetit grek miratoi dekretin për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje.

Kjo i jep të drejtë shtetit grek të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Ky vendim vjen pas dy muajsh ku u njoftua se marrëveshja e detit mes Shqipërisë e Greqisë do të zgjidhej nga drejtësia ndërkombëtare.

Më 20 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Ndërsa disa ditë më parë, Rama theksoi se ky dekret i Greqisë nuk ka lidhje me çështjen ende të pazgjidhur mes Shqipërisë e Greqisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>