Parlamenti hollandez diskuton ecurinë e Shqipërisë para konferencës ndërqeveritare

Nga Exit News
Parlamenti hollandez diskuton ecurinë e Shqipërisë para konferencës ndërqeveritare

Komisioni hollandez Parlamentar për Çështjet e Jashtme do të zhvillojë takim online sot me 27 tetor me delegacionin shqiptar. Takimi do të ketë në fokus gjetjet e progres raportit të Komisionit Europian, i cili u botua në fillim të tetorit.

Në një njoftim për mediat , ambasada hollandeze njofton se vendet e BE janë duke diskutuar në lidhje me paketën e zgjerimit të BE-së si dhe për progres raportin për Shqipërinë.

“Në daten 27 tetor, një delegacion i parlamentit shqiptar do të ketë një takim online me komisionin parlamentar për Çështjet Europiane në parlamentin hollandez. Ata do të diskutojnë në lidhje me çështjet e zgjerimit. Takime të tilla parlamentare organizohen vazhdimisht dhe rregullisht.

Në Bruksel, vendet anëtare të BE-së janë duke diskutuar draft Kuadrin Negociator për Shqipërinë.

Gjithashtu, Parlamenti hollandez i ka derguar qeverisë një sërë pyetjesh faktuale në lidhje me paketën e zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian.”

Progres raporti i publikuar më 6 tetor gjeti se Shqipëria ka plotësuar shumicën e kritereve për nisjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. I vetmi kriter që nuk është përmbushur është ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Për më shumë lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>