Parlamenti hollandez rrëzon mocionin për bllokimin e negociatave me Shqipërinë

Nga Exit News
Parlamenti hollandez rrëzon mocionin për bllokimin e negociatave me Shqipërinë

Parlamenti hollandez ka rrëzuar mocionin e një deputeti për moszgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mocioni është nisur nga deputeti Thierry Baudet dhe është dërguar në parlament me 11 nëntor. Ndaj tij votuan pro vetëm 49 deputetë nga 150 në total.

Parlamenti hollandez diskutoi me 3 nentor raport vlerësimin e qeverisë hollandeze mbi progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Qeveria hollandeze nenvizoi rëndësinë e krijimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, amendimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmerinë e punës me ndërtimin e gjurmimin dhe dënimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>