Parlamenti i Kosovës miraton buxhetin para shkrirjes

Nga Exit News
Parlamenti i Kosovës miraton buxhetin para shkrirjes

Kuvendi i Kosovës ka miratuar, të hënën, në parim projektligjin për buxhetin për vitin 2021.

Projektligji u miratua me 64 vota pro.

Të martën, kuvendi do të vijojë diskutimin nen për nen, ndërsa deputetët mund të propozojnë amendime deri në orën 10:00.

Miratimi i planin të buxhetit 2021 përpara se kuvendi të shkrihej, ishte kërkesë e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.

Bashkimi Europian, po ashtu, bëri thirrje për miratimin e buxhetit të Kosovës përpara zgjedhjeve të reja parlamentare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për qeverinë Hoti.

Gjykata Kushtetuese vendosi të shpallë jokushtetuese zgjedhjen e qeverisë Hoti për shkak të votës së deputetit Etem Arfi, që sipas vendimit, është jo e vlefshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>