Parlamenti italian miraton ligjin për qendrat telefonike

Parlamenti italian miraton ligjin për qendrat telefonike

Sot, Parlamenti italian miratoi, me shumicë votash, ligji për “qëndrueshmëri”, i cili e bën të vështirë ushtrimin jashtë italie të shërbimeve që ofrohen përmes qendrave telefonike.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të jetë praktikisht e pamundur të zhvendosen jashët Italisë qendrat telefonike, të cilat marrin ndihmë financiare nga shteti italian, në veçanti ato të voglat.

Ligjet e Bashkimit Evropian nuk i lejojnë vendet anëtare të miratojnë ligje të cilët ndalojnë ushtrimin e një aktiviteti ose shërbimi në vende të tjera të BE-së. Për këtë arsye nga ligji italian do të dëmtohen vendet jo anëtare të BE-së, përfshi Shqipërinë, dhe do të peërfitojnë vendet anëtare, si Rumania dhe Bullgaria, ku gjuha italiane është e përhapur mes të rinjve.

Ende nuk është e qartë se cilat do të jenë pasojat e zbatimit të ligjit të ri për kompanitë, të cilat tashmë punojnë në vendin tonë. Ashtu sikurse nuk është e qartë nëse ky ligj përfshin edhe vendet si Shqipëria me statusin e vendit kandidat në BE.

E vetmja gjë e qartë, është se, nëse marrëdhëniet ndërmjet biznesit italian në vend dhe qeverisë shqiptare do të kishin funksionuar si duhet, ky ligj mund të mos zbatohej për kompanitë italiane që veprojnë tashmë në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>