Parlamenti miraton kërkesën e qeverisë, zgjat me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Nga Redaksia
Parlamenti miraton kërkesën e qeverisë, zgjat me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Gjendja e fatkeqësisë natyrore zgjatet deri më 30 mars, ndërsa Ministër i Rindërtimit për pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit do të jetë Arben Ahmetaj.

Parlamenti miratoi me 92 vota pro kërkesën e qeverisë për të zgjatur me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe me 97 vota pro emërimin e Zotit Ahmetaj Ministër.

Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarkun e Durrësit dhe Tiranës më 27 nëntor. Pas problemeve që u konstatuan nga tërmeti edhe në qarkun e Lezhës, u ra dakord që me këtë gjendje të trajtohej edhe kjo zonë.

Opozita e kundërshtoi zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me argumentin se se me këtë kërkesë, qeveria “synon të pengojë implementimin e reformës zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme, të përgjithshme dhe vendore, pasi Kushtetuta i ndalon ato, për sa kohë vendi është në një situatë të tillë.”

Siç Exit News e ka shpjeguar më parë, gjendja e fatkeqësisë natyrore vendoset me vendim të Këshillit të Ministrave për “periudhë jo më të gjatë se 30 ditë”.

Qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompesojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore. Ky detyrim është parashikuar në nenin 41 të ligjit :

“Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

Më 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet i magnitudës 6.4 Richter. Nga kjo lëkundje e fuqishme humbën jetën 51 qytetarë dhe mbetën të pastrehë mijëra të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>