
Parlamenti miratoi të enjten dy projektligje në lidhje me diskrimimin dhe dhuën në familje.
Në lidhje me ndryshimet në ligjin për dhuën në familje është shtuar si masë, largimi i dhunuesit nga banesa. Kjo masë do të jetë e detyrushme në çdo rast. Nga ana tjetër parashikohen masa të tjera si vendosja e dhunuesit të varur nga alkooli, droga apo me probleme mendore në institucione rehabilituese.
Në ligjin kundër diskriminimit u parashikua ndalimi i gjuhës së urrejtjes ndaj grave në politikë.
Projektiligjet u miratuan me shumicën e votave në Kuvend.