Parlamenti miraton paketën anti-shpifje

Nga Redaksia
Parlamenti miraton paketën anti-shpifje

Me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim, parlamenti miratoi të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje”.

Ndërhyrjet e debatuara në ligjin për mediat dhe ligjin për komunikimet elektronike kaluan me amendime të propozuara nga Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili shtoi vetëm që vendimet e bordit të AMA-s të ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Pak pas miratimit, Kryetari i PD-së i kërkoi Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretonte “këtë atentat ndaj fjalës së lirë”. Një ditë më parë Zoti Meta qe shprehur se “pa media të lirë nuk ka integrim në BE“. Ai mund ta rikthejë për shqyrtim paketën anti-shpifje duke mos e dekretuar.

Gjatë javëve të fundit, gazetarët i kishin bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga paketa anti-shpifje me dy projektligjet për AKEP-in dhe AMA-n, të cilat i kthejnë këto autoritete në “agjenci censure” dhe i japin Këshillit të Ankesave dhe Bordit të AMA-s kompetenca të gjykatave.

Për projektligjet sot pati protesta nga gazetarët. Ndërkohë Kryetari i PD-së, Basha bëri thirrje që “gazetarët të mos intimidohen por të vazhdojnë bashkë me opozitën të denoncojnë çdo aferë dhe skandal të qeverisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>