Parlamenti thjeshton kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses nga Gjykata e Lartë

Nga Megi Ndregjoni
Parlamenti thjeshton kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses nga Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë (GJL) mund të zgjedhi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese (GJK) me një kuorum prej 9 gjyqtarësh.

Me ndryshimet e miratuara me 23 mars nga Kuvendi, në mbledhjen e gjyqtarëve në duhet të marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve.

Më herët, mbledhja e gjyqtarëve duhet të kishte të paktën tre të katërtat ose 14 gjyqtarë.

Gjykata e Lartë aktualisht ka 7 gjyqtarë, e rrjedhimisht kërkohet të emërohen 2 të tjera në mënyrë që të mund të zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta parashikon se 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Një tjetër ndryshim në ligjin për GJK lidhet me emërimin e anëtarit të GJK pas mbarimit të mandatit.

Ligji parashikonte se pas mbarimit të mandatit, anëtari i GJK do të caktohet në një detyrë të barabartë ose të ngjashëm me postin që kishte, pra të gjyqtarit të GJK. Ndryshimet e reja parashikojnë se nëse anëtari i GJK gëzonte më parë statusin e magjistrantit, ai do të caktohet në prokurorinë ose gjykatën e apelit.

Pra nëse anëtari i GJK ishte më parë gjyqtar ose prokuror, do të caktohet në gjykatën ose prokurorinë e apelit.

Ky parashikim ka një kufizim: Duhet që anëtari i GJK të plotësojë kushtet ligjore për të shkuar në Apel, pra të ketë ushtruar detyrën si gjyqtar ose prokuror në shkallë të parë jo më pak se 7 vite.

Ndryshimi i fundit në ligjin e GJK-së, lidhet me hartimin e listave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ligji parashikonte se rast se GJK kishte më shumë se një vakancë, KED duhet të hartonte dy lista të veçanta, ku në njërën do të renditen kandidatët që vijnë nga gjyqësori.

Kjo pikë është shfuqizuar, rrjedhimisht KED do të hartojë një listë për vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>