Partia Demokratike akuzoi, sot, qeverinë për emërimin e Zv/ Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Besmir Qebini. Ai akuzohet për lidhje të forta me krimin dhe trafikun e drogës.
Zoti Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp, deklaroi se qeveria vazhdon emërimet e personave të inkriminuar në hallkat kyçe të shtetit.
Zoti Alibeaj u shpreh se “Ky inkriminim i strukturave shtetërore nga Edi Rama ka sjellë fuziqimin e bandave dhe trafikantëve dhe dobësimin e shtetit.”
Ministria e Brendshme reagoi, menjëherë pas akuzat të Partisë Demokratike.
Zëdhënësi i Ministrit të Punëve të Brendshme u shpreh se “Edhe sot vazhdoi i njëjti avaz, me qëllim baltosjen e rezultateve të Policisë.”