Partia Demokristiane e Nard Ndokës i dërgoi të martën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të përfshirë në votim elektronik të gjitha qarqet e vendit.
Kërkesa e Ndokës erdhi si përgjigje ndaj KQZ ,e cila i kërkoi partive politike një takim në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
- Identifikimi biometrik;
- Votimi dhe numërimi elektronik;
- Monitorimi me kamera i qendrave të votimit;
- Votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë.
Më herët PS, PD e LSI kanë bërë propozimet e tyre për qarqet ku KQZ duhet të testojë projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik të votave.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar zonat e Korçës dhe Fierit si zonat ku mund të bëhet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të votave në 25 prill.
Të njëjtat zona ka propozuar dhe Partia Demokratike.
Ndërsa Partia Socialiste ka propozuar qarkun e Tiranës dhe atë të Korçës.
Kështu, PS, PD dhe LSI bien dakord përsa i përket votimit dhe numërimit elektronik në Korçë por qëndrimet e tyre ndahen për qarkun e dytë.
Për të lexuar se si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021 kliko këtu.