Partia e Angela Merkel fiton sërish zgjedhjet

Nga Exit News
Partia e Angela Merkel fiton sërish zgjedhjet

Partia Bashkimi Kristian Demokrat, CDU i Kancelares gjermane Angela Merkel fitoi shumicën në parlamentin e Saksonisë-Anhalt, duke mundur Alternativen për Gjermaninë (AfD), parti e ekstremit të djathtë, sipas rezultateve të së dielës.

Këto zgjedhje u panë si provë e madhe politike për CDU-në, pasi AfD fillimisht ishte parashikuar të fitonte.

Sipas rezultatetve paraprake, CDU kryeson me 37%, ndersa AfD renditet e dyta me 20.8%. E majta socialiste morri 11.2% të votave, ndërsa Partia Social Demokrate fitoi vetëm 8.3%.

Të Gjelbërit morrën 6.1% mbështetje ndërsa Partia e Lirë Demokratike (FDP), 6.4%.

“Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për partinë e Angela Merkel, CDU,” tha kryeredaktorja politike e DW Michaela Küfner. “Kjo do të thotë që ngritja e AfD është ndalur,” shtoi ajo.

Media shprehet se CDU mund të fitojë “bindshëm” zgjedhjet e përgjithshme të parashikuara në shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>