Partia e Le Pen fiton rajonin Provence në Francë

Partia e Le Pen fiton rajonin Provence në Francë

Partia e së djathtës ekstreme franceze, Rassemblement National me kryetare deputeten Marine Le Pen doli e para në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale në rajonin Provence-Alpes-Cote d’Azur rreth Marsejës.

Reuters raporton se ajo la lënë pas partinë e qendrës së djathtë në fuqi, sipas të dhënave paraprake.

Thierry Mariani i Rassemblement National fitoi 33% të votave, përkundër Renaud Muselier i qendrës së djathtë, në aleancë me partinë e Presidentit Emmanuel Macron, i cili fitoi 30% të votave.

Zgjedhjet rajonale në Francë zhvillohen në sistemin proporcional me dy raunde. Listat e kandidatëve që kanë marrë të paktën 10% të votave në raundin e parë kalojnë për t’u votuar në raundin e dytë.

Zgjedhjet do të japin një panoramë se si është gjendja e partisë së ekstremit të djathtë të Marie Le Pen dhe asaj të presidentit aktual, Emanuel Macron.

Fitimi i një rajoni, për herë të parë, do t’i jepte Le Pen një shtytje të madhe më pak se një vit para zgjedhjeve presidenciale.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme