Partia e presidentit Putin fiton zgjedhjet mes denoncimeve për parregullsi

Nga Exit News
Partia e presidentit Putin fiton zgjedhjet mes denoncimeve për parregullsi

Partia e Presidentit rus Vladimir Putin ka fituar shumicën parlamentare në zgjedhjet e kundërshtuara për parregullsi dhe manipulim.

Me më shumë se 99% të votave të numëruara, partia Rusia e Bashkuar fitoi 50% të votave, duke shënuar një rënie të lehtë të mbështetjes nga zgjedhjet e mëparshme.

Kritikëve më të mëdhenj të Putinit iu ndalua të kandidojnë dhe pati denoncime për mbushje të kutive dhe votim të detyruar.

Komisioni zgjedhor rus hodhi poshtë pretendimet për parregullsi.

Rivali më i afërt i Rusisë së Bashkuar, Partia Komuniste, fitoi rreth 19% të votave, sipas komisionit zgjedhor.

Fitorja e Rusisë së Bashkuar do të thotë se do të ketë më shumë se dy të tretat e 450 vendeve në parlamentin rus.

Sidoqoftë, pavarësisht se mbajti lehtësisht shumicën e saj në parlament, partia humbi mbështetje pasi në vitin 2016 fitoi 54% të votave.

Komunistët, të cilët mbështesin gjerësisht nismat e Putinit në parlament, panë që mbështetja e tyre të rritet me rreth 6%. Por udhëheqësi i tyre, Genadi Zyuganov, ka pretenduar për parregullsi, përfshi mbushjen e kutive, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Në një fjalim televiziv të hënën, Putin falënderoi votuesit për besimin e tyre dhe tha se Rusia e Bashkuar kishte konfirmuar rolin e saj si partia kryesore. Përkrahësit e Navalny bërë thirrje për protesta dhe e kanë dënuar rezultatin si të paligjshëm.

Për herë të parë që nga viti 1993, vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk ishin të pranishëm për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet ruse.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se zgjedhjet nuk u monitoruan siç duhet, as nuk u zhvilluan në një mënyrë të lirë dhe të drejtë. Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara i bënë jehonë këtij qëndrimi.

Të hënën, grupi i pavarur i monitorimit të votave Golos – të cilin autoritetet ruse e kanë etiketuar “agjent të huaj” – tha se kishte marrë rreth 5 000 denoncime për shkelje gjatë votimit.

Ministria e brendshme e Rusisë, ndërkohë, u tha gazetarëve se nuk kishte regjistruar ndonjë “shkelje të rëndësishme”.

Por Golos tha se kishte marrë “mesazhe të shumta” nga njerëz që thanë se ishin të detyruar nga punëdhënësit e tyre të votonin, si dhe akuza për manipulim të rezultatit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>