Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev ka mbështetur Kryeministrin Edi Rama përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
“Teksa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, do doja t’ju shprehja ju dhe simotrës sonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje”, shkruan Stanishev në një letër dërguar Ramës.
Kryetari i PES u shpreh se Rama ka “treguar lidership në drejtimin e reformave të thella e të pakthyeshme, veçanësisht në sistemin e drejtësisë”.
Ai vlerësoi listën e kandidatëve për deputet të PS-së, duke shkruar se:
“U ndjeva shumë i lumtur kur pashë që keni mbledhur një ekip plot energji dhe me një larmi kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u mbështetur shumë te gratë dhe të rinjtë”.
Më parë edhe president i partive Popullore Evropiane shprehu mbështetjen e tij për partinë simotër PD, dhe kryetarin e saj Lulzim Basha.