Partitë evropiane mbështesin partitë simotra në Malin e Zi

Nga Exit News
Partitë evropiane mbështesin partitë simotra në Malin e Zi

Grupimet e politike të BE-së kanë shprehur mbështetjen e tyre partitë e tyre simotra në Malin e Zi, përpara zgjedhjeve te 30 gushtit. Kështu, grupi i Partive të Gjelbra ka mbështetur partinë Bashkimi për Reformë (URA).

Ka një parti që mudn ët votoni në Malin e Zi, e cila do të garantojë se vendi do të mbetet i bukur. Shpresoj që ju të bëni zgjedhjen e duhur në zgjedhjet e ardhshme. Gjithë të mirat URA-ës dhe Malit të Zi”, shprehet përmes një video mesazhi eurodeputeti i të Gjelbërve Waitz.

Aleanca e Liberale dhe Demokrate (ALDI) ka mbështetur partinë Liberale malazeze. Presidenti i këtij grupimi i ka uruar fat liberalve dhe kryetares së tyre Andrija Popović në zgjedhjet e 30 gushti. Partia Liberale është pjesë e koalicionit të partisë së Gjukanovicit, “Me vendosmëri për Malin e Zi”.

Partitë Popullore Evropiane (EPP) kanë mbështetur partinë anëtare të saj Bosniak, në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi.

“Ne mbështesim fushatën, në të cilën rinia dhe gratë luajnë një rol kyç, dhe kanë një plan të qartë për të ndërtuar një vend të begatë, të pavarur, dhe me drejtësi të fortë”, shkruan në një postim në Twitter, të enjten, 3 ditë përpara zgjedhjeve EPP.

Partia Bosniak është partia e minoriteti boshnjak në Malin e Zi, e cila ka fituar dy deputet në zgjedhjet e kaluara. Kjo është e vetmja parti anëtare e grupit të Partive Popullore Evropiane.

LEXO  Konjufca: Serbia nuk  tregon ku ka fshehur të zhdukurit e luftës, krim i shumëfishtë

Zgjedhjet ne Mal të Zi do të mbahen më 30 gusht. Deri më tani vrojtimet nxjerrin fitues partinë e Gjukanovicit, por sipas tyre ai nuk merr dot mjaftueshëm mandate për të formuar i vetëm qeverinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>