Partitë politike në Kosovë kritikojnë Kurtin dhe Osmanin për vizitën në Mitrovicë

Nga Exit News
Partitë politike në Kosovë kritikojnë Kurtin dhe Osmanin për vizitën në Mitrovicë

Paritë politikë në Kosovë kanë kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për vizitën e tyre në veri të Mitrovicës, zonë e administruar nga serbët.

Kurti dhe Osmani vizituan minierën e Trepçës dhe mbajtën një tubim në Mitrovicën e Veriut të shtunën, një qytet i Kosovës i administruar nga partia Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti akuzoi dy rivalët e tij për përdorimin e “kauzës” për fitime politike.

Ai pranoi që qyteti verior i përket Kosovës, duke thënë se kjo “nuk kontestohet në asnjë formë”, por vizita në qytet “nuk duhet të përdoret për të treguar diçka që nuk ekziston”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjithashtu kritikoi Kurtin dhe Osmanin për “çnderimin dhe poshtërimin e Republikës së Kosovës” para një grupi huliganësh serbë.

Ata i kujtuan Kurtit dhe Osmanit se vizita në atë pjesë të qytetit u bë e mundur nga lufta e bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila u shndërrua në PDK më vonë.

Ata u bënë thirrje votuesve të mbështesin liderë të fortë, që nuk shkojnë në pjesën veriore të qytetit për të bërë fotografi gjatë fushatave elektorale.

Lista Serbe, një parti politike e Serbëve të Kosovës, kritikoi vizitën për “sjelljen e shumë personave të armatosur rëndë për të mbrojtur dy politikanët, të cilët dyshohet se mbanin simbole të UÇK-së”, sipas udhëheqësit të partisë, Goran Rakic.

Videot e postuara në internet treguan momente kur disa njerëz bërtisnin në serbisht kundër dy politikanëve.

Shumica e shqiptarëve u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në pjesën veriore të qytetit, gjatë luftës në Kosovë për shkak të frikës për jetën e tyre.

Ende nuk shihet si e zakonshme që politikanët shqiptarë të Kosovës të vizitojnë qytetin e kontrolluar nga serbët.

Pas vizitës, Kurti tha se gjithçka shkoi siç ishte planifikuar dhe ata u mirëpritën nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

Ai shtoi se ata nuk ishin të befasuar që strukturat e partisë Lista Serbe nxitën mbështetësit e tyre  të thërrisnin parulla kundër tyre dhe Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>