Partitë shqiptare në Preshevë, garojnë sëbashku në zgjedhjet në Serbi

Nga Exit News
Partitë shqiptare në Preshevë, garojnë sëbashku në zgjedhjet në Serbi

Partitë shqiptare të luginës së Preshevës do të garojnë më një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Preshëvës. Në një postim në Facebook, ai shkruan:

“Sot, bashkë me kandidatin për deputet nga Alternativa për Ndryshim Argjend Bajramin dhe kryetarin e degës së APN-së në Bujanoc Arbër Pajazitin takuam Ministrin për Europ dhe Punë të Jashtme Gent Cakaj.

Lista e përbashkët e partive shqiptare të luginës së Preshevës tanimë është e kompletuar dhe garojmë me numrin 16 Alternativa Shqiptare- Lugina e Bashkuar.”

Më herët, Presidenti Meta përshëndeti bashkëpunimin e partive shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në Serbi.

Kjo është hera e parë që pesë partitë shqiptare në Luginën e Preshevës bashkohen dhe marrin pjesë në zgjedhje me një listë të vetme. Synimi i tyre është fitorja e të paktën tri mandateve deputetësh në Kuvendin e Serbisë.

Lajme te ngjashme