Pas 11 muajsh, 5 magjistratë “prioritarë” ende presin vetingun

Pas 11 muajsh, 5 magjistratë “prioritarë” ende presin vetingun

Më 1 dhjetor 2017, Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK) hapi 57 dosje të reja “prioritare” të gjyqtarëve dhe prokurorëve për institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë (KED) dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD).

Gati 11 muaj më vonë, 5 magjistratë janë ende duke pritur për seancat e tyre dëgjimore: Kastriot Selita, një ish-anëtar i KED, kandidatja për ILD Marsida Xhaferllari dhe kandidatët për KLP Besnik Cani, Shpëtim Kurti dhe Ramadan Troci.

Ndërkohë, ndryshimet në KED çuan në hapjen e procedurës së vettingut për Enton Dhimitrin, Sotiraq Lubonjën, Fatos Qaton dhe Ahmet Jangullin më 16 janar 2018. Tani duket gjithnjë e më pak e mundshme që të gjitha këto dosje do të përfundojnë shqyrtimin para fundit të vitit 2018, që do të thotë që një KED e re, e zgjedhur për 2019, do të duhet të kalojë vetingun – e për këtë arsye, siç e kemi shpjeguar këtu, formimi i Gjykatës Kushtetuese do të shtyhet edhe më vonë.

Ndërkohë, pritet të hapet thirrja për kandidatë shtesë për KLP-në, ndërsa dosja e Luan Dervishit, një kandidat shtesë për KLGj-në, u hap vetëm më 15 maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>