Pas 20 vitesh, SHBA miraton ilaç të ri kundër Alzheimerit

Pas 20 vitesh, SHBA miraton ilaç të ri kundër Alzheimerit

Pas 20 vitesh, rregullatori i ilaçeve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një trajtim të ri kundër sëmundjes së Alzhaimerit.

Ilaçi quhet Aducanumab dhe vepron duke lufutar shkakun themelor të Alzheimerit më shumë sesa simptomat e tij.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se kishte “prova thelbësore se aducanumab zvogëlon pllakat beta amiloide në tru” dhe se kjo “ka të ngjarë të parashikojë përfitime të rëndësishme për pacientët”, raporton BBC.

Aducanumab lufton amiloidin, një proteinë që formon grumbuj anormalë në trurin e njerëzve me Alzheimer që mund të dëmtojë qelizat dhe të shkaktojë probleme me kujtesën, të menduarit, komunikimin dhe konfuzion.

Më shumë se 30 milionë njerëz në të gjithë botën janë me Alzheimer, me shumicën e moshës mbi 65 vjeç sipas OBSH.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>