Pas 3 ditëve, ARRSH pastron rrugët e vendit nga bora

Nga Exit News
Pas 3 ditëve, ARRSH pastron rrugët e vendit nga bora

Pavarësisht miliona eurove të shpenzuara për mirëmbajtjen e rrugëve, qeverisë ju deshën tri ditë për të pastruar rrugët nga bora e së shtunës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi të mërkurën se rrugët kombëtare në vend u pastruan dhe qarkullimi kryehet pa probleme. ARRSH njoftoi se firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve kanë pastruar dhe shpërndarë kripë gjatë natës për të liruara rrugët.

“Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave”- njoftoi ARRSH.

Më 13 shkurt, në të gjithë vendin rrugët u bllokuan për shkak të rreshjeve të borës. Qindra qytetarë u bllokuan për orë të tëra në mes të borës, ditën e shtunë.

Qeveria ka shpenzuar 40 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve por asnjë nga firmat kontraktore, pavarësisht detyrimit për pajisjen me borëpastruese dhe rezerva kripe, nuk kishte kryer punën.

Nga 10 kompanitë fituese të tenderit të mirëmbajtjes, deri më tani Prokuroria po heton vetëm kompaninë Geci, për mosmirëmbajtje të rrugës Ulëz-Shkopet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>