Pas 3 vitesh, Amerika del zyrtarisht nga marrëveshja e Parisit për klimën

Nga Exit News
Pas 3 vitesh, Amerika del zyrtarisht nga marrëveshja e Parisit për klimën

Pas tre vitesh vonesë, Amerika është zyrtarisht shteti i parë në botë që del nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimin e Klimës.

Presidenti Trump njoftoi vendimin në qershor 2017, por rregulloret e OKB-së parashikonin që vendimi i tij mund të hynte në fuqi vetëm sot, një ditë pas zgjedhjeve në SHBA.

Amerika mund të rifutet sërish në marrëveshje në të ardhmen, nëse një president vendos ta bëjë këtë.

Deri në atë moment, SHBA-të do të jenë i vetmi vend në botë që nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes, e cila i detyron vendet anëtare të vendosin objektiva për të ulur emetimet e gazrave.

Marrëveshja e Parisit u hartua në 2015 për të forcuar përgjigjen globale ndaj kërcënimive mjedisore për ndryshimet klimaterike.

Marrëveshja e Parisit vendosi objektiv të përbashkët për të shmangur rritjen e temperaturës prej më shumë se 1.5 gradë celsius deri në fund të shekullit. Euronews raportoi se momentalisht me kushtet aktuale bota është drejt një ngritjeje të temperaturave mesatare me 3 deri në 4 gradë Celsius.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>