Pas 4 muajsh negociata, Kancelarja Merkel arrin të formojë qeverinë

Pas 4 muajsh negociata, Kancelarja Merkel arrin të formojë qeverinë

Pas katër muajsh negociata, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur sot marrëveshjen e koalicionit me socialdemokratët e Martin Schulz.

Më këtë koalicion më SPD-në, ish-partnere edhe më parë në bashkëqeverisje, Merkel ka siguruar mandatin e katërt për drejtimin e Gjermanisë.

Angela Merkel dhe Martin Schulz, të dy liderët e partive më të mëdha në vend, arritën një  marrëveshje mbi politikat që do të ndjekin për katër vitet e ardhshme dhe ndarjen e posteve ministrore.

Dy liderët njoftuan se kanë rënë dakord për platformën e koalicionit të tyre të tretë, që nga viti 2005.

Ata do të nënshkruajnë, pas pak ditësh, marrëveshjen e koalicionit prej rreth 150 faqesh, që përfshin politikat dhe ndarjen e posteve të kabinetit për qeverinë e re.

Megjithatë para krijimit të qeverisë pritet vota e bazës socialdemokrate që nuk është shumë entuziaste për një koalicion të ri me Merkel.

Me gjithë negociatat për koalicion, dy partitë e mëdha, Demokristianët e qendrës së djathtë të Merkelit dhe socialdemokratët e Schulzit vazhdojnë të humbasin përkrahje.

Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia e ekstremit të djathtë që u rendit e treta në zgjedhje, vazhdon të marrë më shumë mbështetës.

Sondazhet e muajve të fundit e vërtetuan këtë tendencë.

Në zgjedhjet e përgithshme të zhvilluara në shtator 2017, partia e drejtuar nga Merkel mori 34,7 përqind të votave, partia e Schulz 21,6 për qind dhe në vend të tretë u rendit AfD me 13,5 për qind të votave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>