Pas 7 vitesh, përfundon ndërtimin Bypassi i Fierit

Nga Exit News
Pas 7 vitesh, përfundon ndërtimin Bypassi i Fierit

Pas 7 vitesh, kanë përfunduar punimet për Bypassin e Fierit, i cili nga sot do të jetë i hapur për qytetarët.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Balluku inaguruan të hënën paradite përfundimin e punimeve.

Tenderi për ndërtimet e Bypass-it të Fieri u miratua më 2013 dhe punimet duhet të përfundonin në vitin 2017, por u ndërprenë për shkak të falimentimit të kompanisë. Financuesja e punimeve ka qenë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Bypassi i Fierit, me gjatësi 21 kilomentra, lidh rrugët Lushje-Fier, Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë.

Ai është pjesë e një korridori të rëndësishëm që lehtëson trafikun nga Lushnja në Vlorë, veçanërisht gjatë sezonit turistik ku dhe fluksi i makinave është më i lartë.

Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi se së shpejti do të nisë dhe ‘asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe do të hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>