Pas 74 vjetësh, Mid’hat Frashëri do të rivarroset në Tiranë

Pas 74 vjetësh, Mid’hat Frashëri do të rivarroset në Tiranë

Pas 74 vjetësh, eshtrat e Mid’hat Frashërit do të riatdhesohen në Tiranë në datë 14 nëntor dhe do të vendosen tek varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri.

Kërkesa për tërheqjen e eshtrave të mendimtarit shqiptar u bë nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, i themeluar nga deputeti demokrat Agron Shehaj dhe studiuesi i njohur Uran Butka.

“Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen përjetësisht Mid’hadit, pinjollit të denjë të familjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Në respekt të amanetit të tij, dy vite më parë themeluam me të palodhurin Uran Butka, Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.

Një ndër nismat e para të Institutit, ishte kërkesa për tërheqjen e eshtrave mendimtarit shqiptar, duke i risjellë në vëmendje shqiptarëve se Shqipëria nuk duhet të jetë vendi tek i cili shqiptarët kthehen vetëm për t’u prehur, por adheu nga i cili ata nuk duhen të largohen kurrë. Nën kujdesin e Uran Butkës, kemi filluar botimin e veprës së plotë të Mid’hadit”. — shkruan deputeti demokrat Agron Shehaj.

Nën mbështetjen e Institutit “Lumo Skendo”, në 7 nëntor përfundoi edhe skulptura e Mid’hat Frashërit e realizuar nga skulptori i nderuar Agim Rada.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>