Pas Afganistanit, Rusia dyshon mbi angazhimin e SHBA-ve në Ukrainë

Nga Exit News
Pas Afganistanit, Rusia dyshon mbi angazhimin e SHBA-ve në Ukrainë

Këshilltari rus i Sigurisë, Nikolai Patrushev, njëkohësisht bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Putin ka vënë në dyshim angazhimin që SHBA-të kanë marr në Ukrainë, pas kaosit së tërheqjes nga Afganistani të trupave ushtarake.

“… Kievi po i shërben në mënyrë të vazhdueshme interesave të mbrojtësve të tij jashtë shtetit, duke u përpjekur të hyjë në NATO,” deklaroi Patrushev në një intervistë për gazetën Izvestia, citruar në një raportim të Politico.

Ai shtoi se Ukraina do të ndajë fatin e Afganistanit, duke u braktisur nga amerikanët kur kanë më shumë nevojë.

“Por a u shpëtua regjimi pro-amerikan i rrëzuar në Kabul nga fakti që Afganistani kishte statusin e një aleati kryesor amerikan jashtë NATO-s?! Një situatë e ngjashme pret mbështetësit e zgjedhjes amerikane në Ukrainë,” tha Patrushev.

Rusia ka qënë ngahera kundër aspiratave të Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës se Atlantikut Verior, e cila origjinalisht u krijua për të ruajtur aleatët perëndimor nga agresioni i mundshëm i Bashkimit Sovjetik.

Patrushev akuzoi SHBA-të, BE-në dhe NATO-s për papërgjegjshmëri dhe për lënien e aleatëve afgan në mëshirë të fatit.

Deklaratat e tij luajnë me frikën e udhëheqësve perëndimor se dështimi në Afganistan do t’i shtyjë shumë vende në krahët e kundërshtarëve si Kina e Rusia.

Më herët, presidenti gjerman i quajti situatën në Afganistan “turp për Perëndimin”, ndërsa Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha të enjten se, tashmë, fuqia perëndimore perceptohej si e dobësuar.

Në këtë aspekt, pa iu referuar hapave konkrete që do të ndërrmerrte Rusia, Patrushev skicoi një situatë hipotetike në të cilën separatistët e mbështetur nga Kremlini në Krime, vijnë në pushtet dhe vendi shkon në kolaps.

Deklarata vjen në një kohë që presidenti ukrahinas, Zelenskiy pritet të fluturojë në Uashington në fund të muajit për të zhvilluar bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>